Beyer: Për dy dekada kemi parandaluar konfliktet në Ballkanin Perëndimor

Beyer: Për dy dekada kemi parandaluar konfliktet në Ballkanin Perëndimor

07:48, 29/08/2022

Falë bashkëpunimit mes BE-së dhe SHBA-së, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet në pikëkalimet kufitare.

Kjo është komentuar nga politikani gjerman, Peter Beyer, i cili tha se prej më shumë se dy dekadash janë përpjekur të parandalojnë tensione dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor.

“Për më shumë se dy dekada ne jemi përpjekur të parandalojmë tensione të reja, konflikte të brendshme apo edhe konflikte të armatosura në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook.

Beyer deklaroi se Ballkani Perëndimor luan rol qendror në riorganizimin e interesave të tyre të sigurisë.

“Ballkani Perëndimor luan një rol qendror në riorganizimin e interesave tona të sigurisë. Pasoja për politikën e zgjerimit të BE-së duhet të jetë: Larg zgjerimit të thjeshtë të konvergjencës drejt integrimit gjeopolitik”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco