'Puthja' fatale e Serbisë për Abazoviç!

'Puthja' fatale e Serbisë për Abazoviç!

10:17, 20/08/2022

Nga Tritan Shehu

Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia.

E rrëzoi se e shtyu shumë larg me kërkesat e saj, me atë çfarë i kerkoi e i kërkonte të përmbushte ai.

Me ato çfarë ai realizoi e po realizonte të përputhshme me aspiratat e Serbisë, duke i “sheqerosur” me etiketën:

—Në emër të “bashkëjetesës” në vetë Malin e Zi!

—Në emër të “stabilitetit” të Rajonit!

Dhe të gjitha këto, duke filluar nga qëndrimi i tij ndaj “Ballkanit te hapur” alias “Jugosllavia e re”…

Dhe deri tek marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, aq shumë e kontestuar në Mal të Zi.

Abazoviçi u rrëzua se kaloi “vijën e kuqe”, që votuesit e tij, ai Parlament, që e votoi i kishin vënë, në mbrojtje të atyre principeve, që ata i konsiderojnë të pa shkelshme.

Sepse ai kështu doli nga mandati i tij për hir të marrëdhënieve me Serbinë.

Marrëdhënie këto të kërkuara nga Beogradi, por që bien ndesh me interesat jo vetëm të atij vendi.

Një precedent me domethënie të qartë ky nga opinioni e Parlamenti i atij vendi të vogël, fqinj me ne.

Por që duhet të vlejë si një shembull e mësim shumë më i gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco