Detaji që ngjall dyshime: ‘Albin Kurti u vu në kurth nga BE’ja gjatë bisedimeve dje me Vuciqin’

Detaji që ngjall dyshime: ‘Albin Kurti u vu në kurth nga BE’ja gjatë bisedimeve dje me Vuciqin’

11:56, 19/08/2022

Dje gjatë bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuciq të gjithëve iu iku një detaj, por jo edhe profesorit të shkencave politike Behar Haziri.

Atij i ra në sy mënyra se ku e kishin pozicionuar Albin Kurtin me ulëse gjatë gjithë kohës sa zgjatën bisedimet.

Ky është statusi i plotë me plot dyshime i profesorit kosovar:

Kam studiua shumë për diplomacinë dhe negocimin. Më shumë se një dekadë merrem me studentë në fushën e diplomacisë, negocimit, politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mënyra e vendosjes së Kryeministrit të Kosovës me fytyrë ka dritarja në negocim është një "kurth", sepse drita që i bie në sy negociatorit mund ta nervozojë, ta lodhë më shumë dhe mund ta hutojë në procesin e vendimmarrjes.

Kur këshilltarët i ke "qoban" dhe nuk ke nga të marrësh këshilla, atëherë përfundon në situata të tilla. Kujdes herave tjera!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco