Mërgimtares nga Zvicra i kushton shumë shpejtësia me makinë, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Mërgimtares nga Zvicra i kushton shumë shpejtësia me makinë, ja çka i bëri Policia e Kosovës

11:07, 19/08/2022

Një e re nga Zvicra ka bërë shkelje të rëndë në komunikacion. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit. Kosovarja që jeton në Zvicër ka vozitur në rrugët e Kosovës 145 km në orë, derisa shpejtësia maksimale e lejuar ishte 50 kilometra në orë.

Policia e Kosovës ia konfiskoi patentë shoferin për plot 3 mijë dhe e dënoi me 300 euro gjobë.

Kjo është komunikata e plotë për rastin:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.Image

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco