Edhe një subjekt politik voton për rrëzimin e Abazoviqit

Edhe një subjekt politik voton për rrëzimin e Abazoviqit

10:46, 19/08/2022

Kryesia e “Prava Crna Gora” (Mali i Zi i Vërtetë), një parti politike parlamentare në Mal të Zi, ka njoftuar se ka marrë vendim që të votojë pro mocionit të mosbesimit kundër qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Kryetari i partisë, Marko Milaçiq, ka thënë se “Mali i Zi i Vërtetë” ka marrë vendim të votojë për rrëzimin e Dritan Abazoviqit, ndaj qeverisë së të cilit është iniciuar një mocion mosbesimi nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Siç shkruhet në komunikatën për media të partisë “Mali i Zi i Vërtetë”, “kryesia konstatoi se kryeministri Dritan Abazoviq nuk tregoi vullnet politik për reforma adekuate dhe distancim nga bashkëpunimi me DPS-në”.

“Gjë që e tregoi ndër të tjera me përcaktimin e njëanshëm të listës së kandidatëve për Këshillin Gjyqësor, si dhe duke heshtur ndaj planit specifik të rindërtimit dhe të ardhmes së qeverisë ekzistuese”, tha “Prava Crna Gora”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco