Deklarohet Qeveria: Në takimin e Brukselit u diskutua edhe marrëveshja finale, Kurti prezantoi elementet e saj

Deklarohet Qeveria: Në takimin e Brukselit u diskutua edhe marrëveshja finale, Kurti prezantoi elementet e saj

18:52, 18/08/2022

Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë për takimin e sotëm të Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefit të Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE’s për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar edhe marrëveshja finale. Kurti thuhet se ka prezantuar elementet që duhet t’i përmbajë.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është dashur të mbahej me 19 korrik. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje.

Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco