Ministrja serbe: Vuçiq do të bëjë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare

Ministrja serbe: Vuçiq do të bëjë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare

12:21, 18/08/2022

Ministrja e Punës në Qeverinë e Serbisë, Darija Kisiq, vlerësoi se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të qetë dhe ta dinë se presidenti i tyre, Aleksandar Vuçiq, do të bëjë gjithçka sot në Bruksel, siç ka bërë deri më tani, për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Politika për të cilën presidenti Vuçiq mbron pa rezerva është politika e së ardhmes – që të gjithë qytetarët në rajon të jetojnë në paqe dhe prosperitet, që të punojmë dhe të fitojmë para, të hapim fabrika dhe vende të reja pune”, shkroi Kisiq në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco