Ministria e Drejtësisë e largon nga puna ish-drejtorin e burgut për të mitur në Lipjan

Ministria e Drejtësisë e largon nga puna ish-drejtorin e burgut për të mitur në Lipjan

21:37, 10/08/2022

Ministria e Drejtësisë e ka larguar nga puna ish-drejtorin e burgut për të mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj. 

Vendimi për largimin e tij nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor të mërkurën, më 10 gusht.

Në dokumentin e siguruar Reporteri.net, thuhet se i njëjti po akuzohet përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore.

Ndaj tij është shqiptuar masa disiplinore “Largimi nga Shërbimi Civil”, derisa procedura për largimin e tij nga puna është iniciuar në dhjetor të vitit të kaluar, sipas Raportit të Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, nën dyshimin se i njëjti ka bërë shkelje të rëndë.

Ibërdemaj është shkarkuar nga detyra pasi, derisa ishte drejtor i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, në dhjetor te vitit 2021, dyshohet se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M nga Qendra e Paraburgimit në kundërshtim me dispozitat ligjore.

“Z.Ibërdemaj është njoftuar me kohë për inicimin e procedurës ndaj tij, është pajisur me shkresat e lëndës lidhur me shkeljet që i ngarkohen, dhe është njoftuar me të drejtat për mbrojtje dhe kundërshtim të inicimin”, thuhet në vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco