Sa shpenzoi Arben Vitia nga taksat e qytetarëve se ishte Ministër i Shëndetësisë?

Sa shpenzoi Arben Vitia nga taksat e qytetarëve se ishte Ministër i Shëndetësisë?

09:40, 09/08/2022

Eshte siguruar lista e shpenzimeve të ish-ministrit Arben Vitia për reprezentacion, karburante e telefon. Vitia gjatë tetë muajve në krye të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka relizuar asnjë udhëtim jashtë vendit, prandaj edhe shpenzimi për këtë kategori është zero

Arben Vitia ishte ministri kryesor i Qeverisë Kurti I dhe II për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19, me të cilën u përball e gjithë bota.

Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një muaj në mandatin e parë dhe shtatë muaj në mandatin e dytë, deri kur dha dorëheqje nga kjo pozitë për t`i hyrë garës për të parin e Komunës së Prishtinës. Garë kjo që e humbi nga Përparim Rama i LDK-së.

Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e shpenzimeve të ish-ministrit Arben Vitia nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

Sipas kësaj del se Arben Vitia, sa ishte ministër ka shpenzuar në total shumën prej 4 mijë e 173 euro të taksapaguesve kosovarë

Gjatë mandatit të tij, Vitia nuk ka realizuar asnjë vizitë jashtë vendit prandaj edhe shpenzimet për këtë kategori janë zero.

Por Vitia, ka shpenzuar për reprezentacion sa ishte Ministër i Shëndetësisë. Për periudhën mars – shtator 2021 në total Vitia ka shpenzuar 2 mijë e 145 euro.

Sipas legjislacionit në fuqi zyrtarëve publik u lejohet që shpenzimet për dreka, darka, pije dhe dhurata për takime të ndryshme zyrtare. Ato mbulohen nga buxheti Kosovës dhe në kuadër të buxhetit kategorizohen si “shpenzime të reprezentacionit”.

Sipas udhëzimit administrative për reprezentacion janë 12 pozita në kuadër të institucioneve të Qeverisë së Kosovës që kanë të drejtë në këto shpenzime. Kryeministri dhe zëvendësit e tij/saj nuk kanë kufizime në këtë kategori shpenzimesh derisa ministrat kanë të drejtë që të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj.

Zëvendësministrat deri në 200 euro, këshilltarët politikë deri në 100 euro, shefat e kabineteve të ministrive deri në 50 euro.

Shpenzimet e Vitisë për karburante e shpenzime të telefonit

Përveç shpenzimeve për reprezentacion, ish-ministri Arben Vitia, ka shpenzuar edhe për karburante e telefon.

Karburante  1 mijë e 749 euro në total.

 

Më së shumti karburante Vitia kishte hargjuar gjatë muajit maj dhe korrik, 339euro në maj dhe 318 euro në muajin korrik. Kurse më së paku në muajin tetor që ishte muaji i fundit në këtë post, 27 euro.

Derisa për  telefon mobil, Vitia ka shpenzuar në total 279 euro.

 

Sipas një vendimi të 8 prillit 2020, ministrit i lejohej shpenzimi i 70 eurove në muaj për përdorimin e telefonit. Dërisa zëvendësve të tij shuma prej 50 euro në muaj. Këshilltarëve politik dhe shefit të kabinetit nga 30 euro kurse asistentëve dhe shoferit nga 20 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco