Arrestohen dy shqiptarë në Milano, u kapën me heroinë

Arrestohen dy shqiptarë në Milano, u kapën me heroinë

10:56, 26/04/2024

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.

Të dyve iu vunë prangat me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco