Hoti: Raporti i BB-së demanton propagandën e pushtetit për zhvillim ekonomik

Hoti: Raporti i BB-së demanton propagandën e pushtetit për zhvillim ekonomik

10:57, 26/04/2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka thënë se raporti i Bankës Botërore, demanton propagandën e pushtetit për zhvillim ekonomik.

“Zhvillimi ekonomik në Kosovë – Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërsa ka përmendur disa raste nga raporti, të cilat sipas tij demantojnë propagandën e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë i Hotit:

Zhvillimi ekonomik në Kosovë – Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën

Ja disa raste nga raporti që demantojnë propagandën e pushtetit:

1. Popullsia në moshë punë është zvogëluar për shkak të migrimit. Rritja e mëtejmë e migrimit do të zvogëlojë më tutje ofertën e punës dhe do të rrisë kostot e punës për biznese. Ndërkaq, pushteti thotë se më shumë njerëz po kthehen në Kosovë se që po largohen.

2. Produkti i brendshëm bruto i Kosovës u rrit me 3.1 për qind në 2023 si rezultat i rënies së çmimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare, dërgesave nga diaspora dhe rritjes së kreditimit nga banka. Pra, qeveria nuk ka kontribut në këtë rritje që sido që të jetë është shumë e ulët për të siguruar konvergjencë në zhvillim e të ardhura mes Kosovës dhe mesatares së BE-së.

3. Më shumë se gjysma e investimeve të jashtme janë në ndërtimtari. Kjo nuk kontribuon në rritjen e bazës prodhuese në vend.

4. Rritja e statistikave zyrtare të punësimit ka qenë kryesisht rezultat i uljes së informalitetit, e jo i krijimit të vendeve të reja të punës.

Ka edhe shumë çështje të tjera, për të cilat do të flas në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco