Musliu-Shoshi falenderon deputetin ukrainas për thirrjen e njohjes së Republikës së Kosovës

Musliu-Shoshi falenderon deputetin ukrainas për thirrjen e njohjes së Republikës së Kosovës

20:34, 06/08/2022

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko deklaroi sot se serbët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale, pasi dorëzoi rezulotën në Parlamentin e Ukrainës, ku kërkohet që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka falenderuar deputetin ukrainas për mbështetjen dhe thirrjen për njohjen e Republikës së Kosovës.

Postimi:

Një falenderim i veçantë për kolegun tonë nga Parlamenti i Ukrainës, anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës @oleksiihoncharenko për mbështetjen dhe thirrjen për njohjen e Republikës së  [🇽🇰]  nga  [🇺🇦]  dhe  [🇪🇺] .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco