‘Dil prej shpisë, se t’prej edhe e pi gjakun tënd’, djali me gruan kërcënojnë dhe rrahin nënën në Prizren

‘Dil prej shpisë, se t’prej edhe e pi gjakun tënd’, djali me gruan kërcënojnë dhe rrahin nënën në Prizren

09:43, 05/08/2022

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Në një familje në lagjen Arbana të Prizrenit, djali bashkë me nusen e tij dyshohet se kanë keqtrajtuar nënën e moshuar.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 66-vjeçarja e cila ka deklaruar se djali i saj ka kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia ku jetojnë, duke e kërcënuar në mënyrë bizare se do e presë e do e pijë gjakun e saj. Po ashtu ankesa ka edhe për gruan e djalit, për të cilët thotë se e ka kërcënuar.

E moshuara ka deklaruar se është rrahur nga djali dhe reja e saj dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, djalit të të moshuarës i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco