Rritet numri i turistëve që vizitojnë Kosovën

Rritet numri i turistëve që vizitojnë Kosovën

09:27, 05/08/2022

Vitet e fundit është rritur numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën, por nuk ka shifra të sakta.

Baki Hoti kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), tha për RTK se Kosova duhet të rritë kapacitetet e akomodimit për turistë.

“Është rritur numri i banesave që janë lëshuar me qera. Edhe ata që marrin pjesë në Sunny Hill janë akomoduar të gjithë”, tha ai.

Sipas tij komuniteti ka punuar shumë dhe ka krijuar vende akomodimi për turistët e huaj.

“Do të ishte e pamundur të kemi akomodim për të gjithë vizitorët, nëse nuk do të kishim mundësi për lëshim të banesave me qera”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco