Deputetja e VV-së: Kosova ka rritje të jashtëzakonshme dhe historike ekonomike

Deputetja e VV-së: Kosova ka rritje të jashtëzakonshme dhe historike ekonomike

13:56, 03/08/2022

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë ku po diskutohet për mosliberalizimin e vizave.

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu, tha se Qeveria ka punuar jashtëzakonisht shumë për të përmbushur kushtet për heqjen e vizave, shkruan lajmi.net.

Ajo madje tha se nën Qeverinë Kurti, Kosova ka pasur rritje të jashtëzakonshme e madje historike ekonomike.

“Më lejoni të flas për disa nga të arriturat: Qeveria ka pasur disa prioritete, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, luftimi i krimit dhe korrupsionit. Si rrjedhojë, vendi ynë ka përparuar me reformat ë brendshme. Jemi vendi me përqindjen më të lartë të vaksinimit, rritja ekonomike po quhet si e jashtëzakonshme, rritje kjo madje po cilësohet si historike”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco