Pas tensioneve në veri, Kurti e Vuçiqi ballafaqohen në Bruksel brenda këtij muaji

Pas tensioneve në veri, Kurti e Vuçiqi ballafaqohen në Bruksel brenda këtij muaji

13:22, 03/08/2022 Nga A.Zh

Tensionet e para dy ditëve në veri të Kosovës,  për shkak të vendimit të Qeverisë për të zbatuar reciprocitetin me targa dhe me dokumente të lëshuara nga Serbia, ka bërë që në Bruksel të mos ketë pushim sa i përket gjetjes së një zgjedhje në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Qysh dje Bashkimi Evropian ka konfirmon se ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të shkojnë për një takim urgjent.

E ftesës së Borellit pozitivisht pritet t’i përgjigjet kryeministri Albin Kurti.

Në një deklarim për Syri Kosovë, është zëdhënësi për media i kryeministrisë, Përparim Kryeziu njofton se ky takim pritet të ndodh brenda këtij muaji.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, tha Kryeziu.

Duke shtuar se si qeveri kanë qenë të gatshëm për të diskutuar me Serbinë qysh me 19 korrik.

“Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale”, përfundoi zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu për Syri.net.

Sipas informacioneve që Syri ka poseduar, ky takim mund të ndodh me 18 gusht.

Në anën tjetër edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi ka deklaruar se do të ulet përball Kurtit për të folur, ani pse nuk pret ndonjë gjë të re.

Sipas informacioneve që Syri posedon, ky takim mund të ndodh me 18 gusht.

Vendimi për reciprocitet bëri që e diela e 31 korrikut të jetë e nxehet dhe të zgjoj shumë reagime të komunitetit ndërkombëtar.

Ishte fillimisht SHBA-ja e pastaj edhe vet BE-ja që dolën me propozim për shtyrje të zbatimit të vendimit për reciprocitet.

 “Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Joseph Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në komunikatë.

Para kësaj, Brukseli qortoi Qeverinë që “bëri aksion të njëanshëm” por edhe serbët që bllokuan rrugët.

Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftimin e BE-së./Syri Kosova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco