Sveçla: Reagimi i Vuçiqit ishte i parakohshëm, në veri kishte njerëz që janë pjesë e xhandarmërisë serbe

Sveçla: Reagimi i Vuçiqit ishte i parakohshëm, në veri kishte njerëz që janë pjesë e xhandarmërisë serbe

22:53, 02/08/2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet u përballen me luftë tri-llojëshe të dielën mbrëma kur u ngritën tensionet në veri.

Svecla thotë se personat e maskuar që ngritën që bllokuan rrugët në veri kishin uniforma të zeza dhe ishin të armatosur. Ai po ashtu shton se reagimi i institucioneve serbe ishte i parakohshëm dhe me pretendime të rrejshme.

“Tashmë duke parë deklarimet e Beogradit dhe të Vucicit, diçka e tillë ka qenë e pritshme. Dorën në zemër reagimi i tyre ishte i parakohshëm. Për shkak se nëse ju kujtohet, vendimi futej në fuqi në 12:00 ose 24:00. Ata bllokuan rrugët diku në orën 17:45. Pra pa asnjë arsye dhe pa indikacion se cfare do të ndodhë, me një takim në Beograd dhe Rashkë ata bllokuan këtë rrugë. Ata pretenduan se do të konfiskojmë dokumnete. Ne u ballafaquam me rezistencë tri llojëshe, apo lfutë tri llojëshe. Barrikadat që ishin nga njerëz me maska. Të armatosur, të mirëorganizuar. Me propagandë, me luftë informative me lajme të rreme, mediat serbe por edhe këtu kanë bërë lidhjet me Rusinë, Serbinë dhe në veri. Kishim edhe luftë kibernetike, me sulme që u mënjanuan me sukses nga ekspertët tonë. Kjo ishte luftë hibride që quhet”, tha ai në RTK.

Ai po ashtu shtoi se kishte anëtarë të xhandarmërisë serbe që ishin pjesë e grupeve kriminale që bllokuan rrugët dhe sulmuan shqiptarët.

“Ishin njerëz me maska me uniforma të zeza pa logo. Ishin edhe ndihma që quhen nga Serbia. Disa prej tyre janë me dy-shtetësi pjesë e xhandarmërisë të cilët janë mirë të përgatitur”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco