Llukashenko i tërheq vërejtjen Vuçiqit

Llukashenko i tërheq vërejtjen Vuçiqit

21:07, 02/08/2022

Drejtori i Zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka shprehur optimizmin se do arrihet një marrëveshje me palën kosovare për çështjen e reciprocitetit me dokumente.

“Nuk jepet më dokumenti për hyrje e dalje që Prishtina deshi ta impononte serbëve pra qytetarëve të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Tani jemi kthyer në ato pozicione që për gjithë këto çështje ekskluzivisht mund të bisedojmë në Bruksel”, tha Petkoviq për TV PINK.

Arsye për këtë është pezullimi për 30 ditë që i bëri qeveria në Prishtinë, zbatimit të vendimit që do duhej të hynte në fuqi nga 1 gushti.

Të gjitha ata që kanë dokumente të lëshuara nga autoritet serbe, kur do të hynin në Kosovë, do pajiseshin më flet-deklaratë të përkohshme.

Këtë masë Beogradi e zbaton ndaj kosovarëve qe një dekadë.

Në gjithë këtë situatë kah ana serbe vërehet përfshirje e fortë e Rusisë. Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, me mëngjes shkoi në takim me presidentin Aleksandar Vuçiq.

I dërguari i Moskës, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, se qëndrojnë prapa ngritjes së tensioneve Prishtinë-Beograd.

Sipas tij, Brukseli në kundërshtim me interesat e veta po bënë sikur që i thotë  Uashingtoni.

Ndërkohë një “goditje politike” i ka ardhur Serbisë, të martën nga aleati më i madh i Vladimir Putinit, Aleksandar Llukashenko.

Pas zhvillime të dielës e hënës në Kosovë, presidenti i Bjellorusisë, tha për gazetarët se Beogradi nga BE-ja ”do të detyrohet” që të vendosin në cilën anë është.

Llukashenko, shtoi se Vuçiq do që të ulet në të gjitha karriget atë të Rusisë, BE-së e ShBA-ve, e të jetë mirë me të gjithë. Por kjo sipas presidentit në Minsk (kryeqyteti bjellorus), më s’do funksionojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco