Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës

Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës

19:58, 02/08/2022

Ish-Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka fajësuar Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për shkarkimin e tij nga kjo pozitë pas aksionit të sotëm të rrënimeve në zonën e Liqenit të Batllavës.

Ai e ka quajtur vendimin për shkarkim si skandaloz, derisa e ka pranuar që ka pasur mospajtime të thella me Bulliqin.

“Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!

Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, ka shkruar Mulliqi.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje!,

Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA.

Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!

Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!

Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz.

Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco