'Një vogëlushe me flokë të arta u masakrua', gazetarja rrëfen detaje tronditëse

'Një vogëlushe me flokë të arta u masakrua', gazetarja rrëfen detaje tronditëse

19:41, 02/08/2022

Dëshmitare në plazhin Potam të Himarës, ku një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një gomone në breg të detit, ishte dhe gazetarja Esmeralda Keta.

Në një postim në Facebook ajo ka përshkruar me detaje tronditjen e pushuesve nga aksidenti, duke zbuluar se nga paniku askush nuk kishte guxim të nxirrte trupin e viktimës përveç një holandezi që punonte te ndihma e shpejtë.

Gazetarja tregon më tej se familja e viktimës, me origjinë nga Tropoja, jetonte në Kanada dhe kishin mbërritur në plazh dje pasdite, 1 gusht.

“Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 7-vjeçare e bukur, me kaçurrela te arta, u masakrua nga një skaf... Për të kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja, mjafton t’u them se asnjë prej dhjetëra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogëlushes së pafat, vetëm një holandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogëlushes.... Familja me origjinë nga Tropoja, por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam për të kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi".

E tronditur nga ngjarja e rëndë ajo zbulon edhe fjalët e të ëmës së vogëlushes 7-vjeçare dhe si ajo mes dhimbjes është bërë gardian i vendit të krimit për të ruajtur provat e krimit që i mori nga duart të voglën e saj.

"Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës së vogëlushes, teksa një kordon i gjatë pushuesish shkoi të ngushëllonte. E vetmja gjë që mund të bënin ishte t’i jepnim një përqafim e ajo m’u drejtua, kur pa fëmijët e mi: "Shijoni njëri-tjetrin. Mos lejoni hallet t'ju mbysin. Unë e humba përgjithmonë vogëlushen time". E mbytur në lot dhe mes asaj dhimbje, ajo grua kishte forcë të na thoshte një fjalë të mirë, ndërsa ne nuk ia mbrojtëm dot vogëlushen e saj. Edhe pas 4 orësh nga ngjarja, ajo vazhdon e qëndron ende në skenën e krimit, nga frika se mos e manipulojnë ngjarjen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco