Deputetët e VV-së pro lejimit të shamisë në shkolla: Është diskriminim e kundërkushtetues

Deputetët e VV-së pro lejimit të shamisë në shkolla: Është diskriminim e kundërkushtetues

19:15, 02/08/2022

Një kërkesë për anulimin e ndalimit të bartjes së shamisë në shkolla tashmë ka mbërrirë në adresë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Në kërkesën, e parashtruar nga ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha, i kërkohet ministres Arbërie Nagavci të zhbëhet kjo ndalesë.

Kërkesën e Berishës, e kanë përkrahur disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i sëcilës, Albin Kurti, e kishte premtuar lejimin e vajzave me shami të vijojnë shkollën.

“Kërkesë e drejtë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është një ndër deputetët që tashmë publikisht e ka treguar mendimin e tij për çështjen e shamisë. Ai është pro lejimit të nxënëseve me shamia në shkolla.

Rrahmani e ka vlerësuar si kërkesë të drejtë nismën e Berishës.

Madje, ai tha se e ka lexuar kërkesën e Berishës, duke theksuar se i duket e “goxha e përgatitur në mënyrë profesionale”.

“Kërkesa e z.Durim Berisha është kërkesë e drejtë, të cilën unë si deputetë personalisht e kam kërku që sa kohë që ajo fjali në udhëzimin administrative të largohet. Sa e kam lexu, është kërkesë goxha e përgatitur në mënyrë profesionale dhe shpresojmë që ka me u lehtësu punën që me marrë një vendim të duhur, dhe me e largu atë pjesë diskriminuese nga udhëzimi administrativ ministrja e Arsimit, zonja Abrërie Nagavci”, tha Rrahmani për Nacionale.

Edhe një deputet tjetër i LVV-së e ndan të njëjtin mendim me Rrahmanin.

Visar Korenica thotë se e përkrah nismën e ish-këshilltarit të Kurtit, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk duhet të pengojë vajzat me mbulesë për të ndjekur mësimet.

“Ne nuk jemi rrobaqepës, nuk na intereson çka vendosin vajzat mbi kokë por çka kanë në kokë, rrjedhimisht duhet mos me i pengu vajzat vijimësinë në shkolla meqë me vullnet të lirë zgjedhin bartjen e shamisë”, tha ai.

Tutje, Korenica thotë se diskriminimi ndaj vajzave me shami theksohet edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Për më tepër bartja e shamisë lejohet edhe me kushtetutë edhe me ligj, udhëzimi administrativ i vendosun nga PDK-ja është në kundërshtim me norma/akte juridike që janë mbi udhëzimin. Edhe DASH-i në raportin e fundit ka theksuar diskriminimin e padrejtë që ju bëhet vajzave me shami në shkolla tona. Aq sa nuk ka pengesë për vajzat me gjinse të ngushta e të shkurta aq më pak të mos ketë pengesë për bartjen e shamisë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco