Pasi filloi punën Gjykata Komerciale, Haxhiu: U mbajt një zotim i dhënë

Pasi filloi punën Gjykata Komerciale, Haxhiu: U mbajt një zotim i dhënë

18:29, 02/08/2022

Ka filluar punën Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës.

Lajmin e  ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka thënë se përkundër dyshimeve nga opinionistët e studiove televizive, Gjykata Komerciale ka filluar funksionimin.

“Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve. Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë me këtë rast ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri në funksionalizimin e këtij institucioni.

“Falënderoj Kuvendin për mbështetjen si dhe Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale”.

“Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin”, ka përfunduar Haxhiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco