U kap me 550 mijë euro kokainë në BMW-në luksoze, ja ku e kishte fshehur drogën 26 vjeçari shqiptar

U kap me 550 mijë euro kokainë në BMW-në luksoze, ja ku e kishte fshehur drogën 26 vjeçari shqiptar

18:12, 02/08/2022

Një 26 vjeçar shqiptar është kapur në Gjermani me 7.55 kg kokainë të fshehur në vendin sekret brenda “BMW-së” luksoze, raportojnë mediat gjermane.

Arrestimi ka ndodhur më 30 qershor të këtij viti, ku në pranga ka rënë një 26-vjeçar nga Shqipëria, i cili udhëtonte me një mjet tip “BMW 535 xDrive” në autostradën federale A 61 dhe është ndaluar në kryqëzimin Breyell për një kontroll rutinë.

Në kuadër të kontrollit, oficerët zbuluan më pas një vendstrehim profesional që ishte krijuar posaçërisht për të fshehur lëndë narkotike në bagazhin e automjetit.

Pas kontrollit më të detajuar u gjetën dhe sekuestruan shtatë pako me gjithsej 7.55 kilogramë kokainë.

Më pas personi u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua zyrës së hetimit doganor Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike në tregun e rrugëve do të arrinte deri në 550 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco