Situata në jug të Mitrovicës, qytetarë të shumtë mblidhen në qendër

Situata në jug të Mitrovicës, qytetarë të shumtë mblidhen në qendër

20:07, 31/07/2022

Alarmi i aktivizuar në veri të vendit është dëgjuar prej orësh edhe tek qytetarët në jug të Mitrovicës.

Ky alarm po vazhdon të jetë aktiv prej disa orësh, teksa zyrtarë të shumtë policorë janë vendosur thuajse në secilën hapësirë të Mitrovicës.

Tashmë është ndaluar qarkullimi tek Ura e Ibrit, siç ka ndodhur edhe në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.

Në jug të Mitrovicës qytetarë të shumtë kanë filluar të mbledhin, të shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit.

Tani për tani nga Policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se janë mbyllur dy pikat e kalimit në pjesën kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, derisa nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Deklarime nuk ka pasur ende nga asnjë prej institucioneve udhëheqëse të vendit.
 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco