Forca të shtuara të Njësisë Speciale arrijnë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të Njësisë Speciale arrijnë tek ura e lumit Ibër

18:51, 31/07/2022

Forca të shtuara të njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës njoftohet të kenë arritur në afërsi të Urës së Lumit Ibër, përfshirë këtu edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierë italianë.

Prania e tyre e shtuar thuhet të jetë për shkak se në veri sot janë aktivizuar sirenat për alarm.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco