Zëvëndëskomandanti i policisë për veriun thotë se nuk ka aksion policor

Zëvëndëskomandanti i policisë për veriun thotë se nuk ka aksion policor

18:39, 31/07/2022

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti, për momentin ka thënë se nuk ka dijeni për diçka që po ndodh në pjesën veriore të qytetit, përveç sirenës që ai vetë e dëgjon.

“Kishte një bllokim rrugor në Zubin Potok afër Varagit dhe në Rudar. Gjoja është përhapur një lajm i rremë se komuna do të bllokohet nga njësitë speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë”, është shprehur Besim Hoti për Kossev, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

Siç raportuam më parë, prej disa minutash në pjesën veriore të Mitrovicës është dëgjuar sirena e alarmit.

Sipas Kossev, në rajon janë parë edhe lëvizje të mjeteve të emergjencës me sirenat e ndezura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco