Të dehur, gjobiten 5 shoferë u ndalohet edhe vozitja deri në 12 muaj

Të dehur, gjobiten 5 shoferë u ndalohet edhe vozitja deri në 12 muaj

16:23, 31/07/2022

Policia e Kosovës ka gjobitur pesë shofer të cilët ishin duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në autostradën “Abren Xhaferi” ka bërë të ditur policia.

Shoferët janë gjobitur me nga 200 deri në 500 euro dhe ndalim të vozitjes nga 6 deri në 12 muaj.

“Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë (5) shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak)”, njofton policia.

Më tej policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco