Ju tashmë e dini se përveçse politikan dhe biznesmen, Donald Trump është edhe njeri i ekranit.
Gjë që do të thotë se pothuajse çdo dalje e tij publike është e kuruar në detaj, përfshirë këtu edhe vendosjen e grimit, për të mos përmendur edhe flokët e tij aq të përfolura.
Megjithatë, disa foto të fundit ish-Presidentit, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Arsyeja përse është pasi ai u pa në turneun "LIV Golf", tërësisht natyral, pa grim.
"Aqua & Sapone" me pak fjalë.
Kështu, paraqitja e tij e rrallë pa grim, ka bërë që fotot të qarkullojnë e të komentohen, pasi në fakt Trump duket goxha ndryshe,
Së fundmi, Trump po përflitet për një rikthim në politikë dhe në garën për President të SHBA-ve, ndërsa po ashtu po përballet me akuza nga Kongresi për "dëmin" që ka shkaktuar gjatë legjislaturës së tij.
© SYRI.net