“U ta … ushtarin e n....”- miku i ushtarit të FSK-së rrëfen ngjarjen me bodiguardat e klubit në Gjilan

“U ta … ushtarin e n....”- miku i ushtarit të FSK-së rrëfen ngjarjen me bodiguardat e klubit në Gjilan

13:45, 31/07/2022

Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan.

Një dëshmitar i rastit i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes që ka ndodhur.

Dëshmitari i cili ishte prezent së bashku me pjesëtarin e FSK-së tregon se si ka nisur i gjithë problemi.

Ai thotë se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

“Perparim Shabani” ja ka ngjit për dore pjesëtarit të FSK-së duke ju drejtuar “mos mu sill qeknej” edhe pjesëtari i FSK-së i ka thon spat vend lart po kshyrem posht, ndërsa sigurimi ja ka kthy, un qeshtu pot thom hupem prej ktuhit edhe e ka shty tu ja mshu shuplak“, tha dëshmitari për Insajderin.

Dëshmitari tregon se në momentin që pjestari ju është prezantuar se kush është, personat e sigurimit e kanë sulmuar dhe më shumë duke e goditur dhe duke i thënë ” u ta qi…. ushtarin e nones” .

“Momenti që i ka mshu shuplak pjesëtarit të FSK-së, pjesëtari i FSK-së u është kthy qysh pom mshon mu pa tbo kurgjo, un jom person zyrtar në FSK, momentin që i ka thënë kështu kolega tjetër i sigurimit ka ardh edhe ju ka drejtu me fjalt” u ta qi**** ushtarin e nones” edhe ja ka mshu grusht“, tha më tej ai.

Mbas këtij momenti dëshmitari tregoi se ka ndërhyrë për ti ndarë, por nga sigurimi kanë ardhur dhe 6 persona tjerë dhe e kanë rrahur ushtarinë e FSK-së deri largimin e tij nga lokali.

“Momenti që e i kanë mshu grusht un kam ndërhy mi nda edhe edhe kur kam ndërhy kanë ardh edhe 6 persona tjerë të sigurimit, dhe e kanë rrahur, ndërsa mu më kan shty anash edhe personi i FSK-së nonstop ka bërtit jom pjesëtar zyrtar në FSK nalnu ata sjanë nal edhe nonstop kanë thanë qifsha ushtarin e nones , pastaj duke e rrahur e kanë pru te dera edhe sigurimi Irfan Demiri ka bertit qitne jasht këtë qen, edhe e kanë shty përtoke“, pëfundoi dëshmitari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco