Kadrijaj për Prindon Sadriun: Zotëria i Parë i paprekshëm, Gërvalla po ia fsheh skandalet

Kadrijaj për Prindon Sadriun: Zotëria i Parë i paprekshëm, Gërvalla po ia fsheh skandalet

11:24, 28/07/2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ditë më parë është gjobitur me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pasi nuk ka ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022.

Lidhur me këtë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën e sotme të Kuvendit tha se MPJD-ja “për dikë është nënë, e për dikë njerkë”.

Teksa tha se “zotëria i parë po shihet se është i paprekshëm”, akuzoi kryediplomaten Gërvalla për fshehjen e siç tha, skandaleve të tij.

Lexo po ashtu:
[MPJD u gjobit me 13 mijë euro për mosqasje në shpenzimet e Prindon Sadriut, arsyetohet Gërvalla] MPJD u gjobit me 13 mijë euro për mosqasje në shpenzimet e Prindon Sadriut, arsyetohet Gërvalla

“MPJ ka pranuar të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme”.

“Ministrja Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur fshehur skandalet e vazhdueshme të zotëriut të parë para mediave deklaroi se nuk i kanë ofruar këto fatura meqë s’mund t’i ndajnë shpenzimet veç e veç të të gjithë misionit…”, u shpreh Kadriaj.

Ajo tutje i kërkoi Gërvallës që të japë llogari para deputetëve për këtë çështje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco