Osmani pëtr marrëveshjen me MCC-në: Garanton stabilitet të sistemit energjetik në Kosovë

Osmani pëtr marrëveshjen me MCC-në: Garanton stabilitet të sistemit energjetik në Kosovë

09:19, 28/07/2022

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja me MCC-në, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash, raporton Syri.net Kosova

Sipas Osmanit, këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Postimi i plotë:

Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.
Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.
Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco