Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja me MCC-në?

Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja me MCC-në?

21:29, 27/07/2022

Nëpërmjet programit kompakt me MCC-në, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh

 

Republika e Kosovës pritet të forcojë pavarësinë energjetike dhe të kursejë miliona euro në vit.

Kjo falë marrëveshjes 200 milionë dollarëshe të nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Nëpërmjet programit kompakt me MCC-në, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh.

Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë.

“Fiton baze qe Kosova te kete kalim me te lehte te furnizimi me energji te ripertritshme dhe ne te njëjtën kohe krijon baze qe te perdoren resurset tjera te energjisë ne menyre me racionale edhe këto qe i kemi pasi qe ne rrethana qe po kalojmë po behet e domosdoshme edhe këmbimi i energjisë”, ka thënë Berat Rukiqi, Qendra për Përkrahje të Investimeve dhe Eksporteve.

Në kuadër të këtij programi, është edhe projekti për Përshpejtimin e Drejtë të Tranzicionit që ka këtë objektiv.

Por, kur pritet të jetësohet marrëveshja mes MCC-së dhe Kosovës?

Programi që konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë u përshëndet edhe nga opozita në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco