Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

18:26, 01/05/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, pati një takim me Ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.”

Në takim është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE,

“Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standarteve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës. Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.”

MPJD njofton se Gërvalla ka thënë që “Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco