Njihet për dashurinë ndaj bodybuilding, makinave të shpejta dhe futbollit: Kush është kryeministri sllovak që u plagos?

Njihet për dashurinë ndaj bodybuilding, makinave të shpejta dhe futbollit: Kush është kryeministri sllovak që u plagos?

17:52, 15/05/2024

Pas zgjedhjeve të shtatorit në vitin të kaluar, Robert Fico u zgjodh për një mandat të katërt si kreministër ri Sllovakisë. Siç shkruan “The Telegraph”, ai zhvilloi një fushatë që premtoi t’i jepte fund mbështetjes për Ukrainën.

“Zjarri populist” përfitoi nga një mosbesim i thellë ndaj NATO-s në Sllovaki, e cila është anëtare e aleancës si dhe e BE-së.

Deri në zgjedhjen e liderit 59 vjeçar, Sllovakia ishte një nga mbështetëset më të zëshme të Ukrainës.

Fitorja e tij u pa si goditje për forcat pro-perëndimore dhe si një ndihmë për liderët si Viktor Orban në Hungari, i cili kishte kritikuar sanksionet e BE-së kundër Moskës.

Nacionalisti i krahut të majtë, pra Fico, njihet për dashurinë ndaj “bodybuilding”, makinave të shpejta dhe futbollit. Ai po ashtu njihet si anti-migrant dhe një nga kritikët më të ashpër të Sllovakisë për maskat e bllokimet rreth Covid.

Megjithatë, siç thuhet tutje, Fico ka qenë më pak konfrontues në BE e NATO që nga marrja e detyrës, sesa që sugjeronte në premtimet e tij gjatë fushatës.

Nën akuzat se është pro-Putin, ai ka refuzuar t’i bashkohet një koalicioni të shteteve të BE-së të udhëhequra nga Çekia që blejnë municion për Kievin.

Mandati i tretë i tij si kryeministër, përfundoi në vitin 2018 pasi dha dorëheqjen gjatë një krize politike të shkaktuar pas vrasjes së gazetarit hulumtues Ján Kuciak.

Ai themeloi partinë në pushtet Drejtimi – Social Demokracia (Smer) në vitin 1999 dhe e ka udhëhequr atë që atëherë. Fico mban gjithashtu rekordin për kryeministrin më jetëgjatë në historinë sllovake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco