Statovci: Nga projekti me MCC-në, përfitojnë edhe gratë e punësuara në sektorin e energjisë

Statovci: Nga projekti me MCC-në, përfitojnë edhe gratë e punësuara në sektorin e energjisë

20:46, 27/07/2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se Komisioni për Ekonomi, e ka mbështetur unanimisht marrëveshjen me MCC-në.

Statovci tha se kjo marrëveshje mes Kosovës e ShBA-së është investimi më i madh në historinë e vendit në fushën e energjetikës që kontribuon në stabilitetin energjetik.

“Por nga ky projekt, jam e lumtur që do të përfitojnë edhe gratë në sektor. Nga 9% e tyre sa janë të punësuara aktualisht në sektorin e energjisë në Kosovë, që i bie as sa gjysma e mesatares globale; synim dhe qëllim i këtij projekti do të jetë arritja e mesatares globale të përfshirjes së grave në fushën e energjisë sikur në shtetet e tjera”, ka shkruar Statovci.

Sipas saj, investimi 237 milionësh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, determinon aleancën e përhershme dhe miqësinë e përjetshme mes të dyja vendeve.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar në ShBA ku edhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për energji me MCC-në në vlerë 237 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco