Ashtu siç po e shohim këtë paradite po mbizotëron mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa temperaturat janë të larta dhe është zagushi. Pasdite pason destabilizim gradual i motit me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje pritet destabilizim edhe më i fuqishëm i atmosferës, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Rrebeshet dhe stuhitë lokale me bubullima ka të ngjarë që zhvillohen edhe gjatë natës lokalisht.
Fronti do të ndikojë në uljen e temperaturave pas disa ditëve nxehtësie ekstreme
© SYRI.net