Hoxhaj telefonon Ahmetin, e uron për miratimin e propozimit francez

Hoxhaj telefonon Ahmetin, e uron për miratimin e propozimit francez

17:11, 16/07/2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar Ali Ahmetin për miratimin e propozimit francez, i cili çon në hapjen e negoviatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në për anëtarësim.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se e ka telefonuar dhe uruar Ali Ahmetin në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

“Sapo e telefonova dhe e urova mikun tim Ali Ahmetin dhe ekipin e tij në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut  në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE. Një hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco