AAK fton në interepelancë Muratin e Sveçlën

AAK fton në interepelancë Muratin e Sveçlën

13:00, 16/07/2022

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se 80 mijë zyrtarë publik po mbesin peng i Qeverisë Kurti, për mosmiratimin e Ligjit të Pagave.

Tahiri tha se ky Projektligj për tri herë radhazi i kalon afatet e përcaktuara në agjendën legjislative të kësaj qeverie.

“Në mungesë të këtij Ligji i cili vargitet tash e një vit e gjysmë dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara të qeverisë në agjendën legjislative, 80 mijë zyrtarë publikë janë peng e një Qeverie e cila nuk ndërmerr asnjë veprim”, ka thënë Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Tahiri ka thënë se kanë ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të cilin thotë se duhet të jap detaje për zvarritje të këtij Projektligji.

“Interpelanca ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë se ky Ligj nuk ka ardhë në Kuvend dhe për këtë fakt, Policisë u janë marrë 15 milionë euro, te Shëndetësia 25 milionë euro, e kështu më radhë”, ka thënë ai.

Përveç Muratit, Tahiri tha se në interpelancë e kanë ftuar edhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Interpelanca e dytë ka të bëjë me administratën shtetërore, pra zyrtarë publik, ku e kemi ftuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, sa i përket Ligjit për zyrtarë publik, ku sa i përket aktvendimit të publikuar në korrik të vitit 2020, është dashur që ky ligj të amandamentohet”, është shprehur Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco