Arrestohet 45-vjeçari në Kaçanik, kërcënoi gruan dhe demoloi shtëpinë

Arrestohet 45-vjeçari në Kaçanik, kërcënoi gruan dhe demoloi shtëpinë

12:30, 16/07/2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Kaçanik ka arrestuar një person për “Dhunë në familje”.

Sipas Policisë, 45-vjeçari me inicialet A.B, fillimisht e ka kanosur gruan e tij e më pas ka dëmtuar gjësende në shtëpi.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është intervistiuar nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco