Gjendet drogë në Burgun e Dubravës

Gjendet drogë në Burgun e Dubravës

10:25, 16/07/2022

Vetëm gjatë së premtes, në tre raste të ndryshme, është zbuluar dhe konfiskuar drogë në Burgun e Dubravës.

Siç njoftoi policia, Shërbimi Korrektues ka raportuar se gjatë kontrollit të tualeteve është hasur në rreth 1 gram marihuanë.

“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, edhe në dy raste të tjera, kontrollet Brenda burgut zbuluan dhe konfiskuan marihuanë.

“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, njoftojnë forcat e rendit.

“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull  kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco