Kanos policin në detyrë, arrestohet

Kanos policin në detyrë, arrestohet

09:41, 16/07/2022

Një person është arrestuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte lënduar me një motoçikletë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco