Bamieh sot do të flasë për sinjalizimin në EULEX, pasi fitoi rastin në Angli (VIDEO)

Bamieh sot do të flasë për sinjalizimin në EULEX, pasi fitoi rastin në Angli (VIDEO)

08:44, 16/07/2022

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ditë më parë, e fitoi rastin me qeverinë britanike, e cila do t’ia paguajë asaj gjysmë milioni euro.

Ajo ka ardhur në Kosovë dhe sot do të mbajë konferencë për media në lidhje me rastin e sinjalizimit të saj në EULEX.

Maria Bamieh, derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit.

Më poshtë mund të shihni videot nga intervista ekskluzive që Maria Bamieh e kishte dhënë për Klan Kosovën në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco