Forcat ruse zemërojnë botën, vrasin vajzën 4-vjeçare në Ukrainë

Forcat ruse zemërojnë botën, vrasin vajzën 4-vjeçare në Ukrainë

21:42, 15/07/2022

Si pasojë e një sulmi të forcave ruse në Vinnytsia të Ukrainës, mes viktimave është edhe katërvjeçarja Liz. Krimi i fundit i forcave ruse ka shkaktuar zemërim gjithandej botës.

Katërvjeçarja ishte një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten, kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia, ndërsa nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm.

Pak para se të godisnin raketat, nëna e vajzës Irina kishte postuar një video në internet. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrigen e saj rozë përpara saj, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj.

“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familjen”, tha Valeriia Korol për BBC.

Që nga fillimi i luftës, në Ukrainë janë raportuar qindra fëmijë të vrarë, si pasojë e sulmeve ajrore ruse. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco