Teleskopi Webb shkrep fotografitë e para të Jupiterit dhe hënës ‘Europa’

Teleskopi Webb shkrep fotografitë e para të Jupiterit dhe hënës ‘Europa’

21:24, 15/07/2022

Pas publikimit të imazheve të para të martën nga skajet e sistemit diellor përmes teleskopit ‘James Webb’, NASA ka publikuar imazhet e Jupiterit dhe spektrat e disa asteroidëve, të marra nga teleskopi.

Imazhet e fundit u kapën për të testuar instrumentet e teleskopit, para se operacionet shkencore të fillonin zyrtarisht më 12 korrik.

Fotot e teleskopit Webb tregojnë planetin më të madh të sistemit diellor përmes valëve infra të kuqe.

Një pamje tregon breza të veçantë që rrethojnë planetin si dhe ‘Njollën e Madhe të Kuqe’, një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën. Pika ikonë duket e bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi i Webb.

Imazhi tregon gjithashtu hënën e Jupiterit, ‘Europa’, në të majtë, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

Përveç kësaj, hija e Europës mund të shihet në të majtë të ‘Njollës së Madhe të Kuqe’. Imazhet tregojnë gjithashtu hënat e tjera të Jupiterit – Thebe dhe Metis.

Këto imazhe janë prova që Webb mund të vëzhgojë satelitët dhe unazat pranë objekteve të ndritura të sistemit diellor si Jupiteri, Saturni dhe Marsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco