Këshilli Prokurorial kërkon komente dhe sugjerime për dy draft-rregullore

Këshilli Prokurorial kërkon komente dhe sugjerime për dy draft-rregullore

19:32, 15/07/2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-rregulloren për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022. Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: info.kpk@rks-psh.org Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund t’i gjeni të publikuara dy Draft-Rregulloret në fjalë https://prokuroria-rks.org/degjim-publik”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco