Studentët që diplomojnë kanë vështirësi kur përballën me tregun e punës

Studentët që diplomojnë kanë vështirësi kur përballën me tregun e punës

18:33, 15/07/2022

Arbisa Shefkiu, hulumtuese në institutin “EdGuard”, vlerëson se studentët që diplomojnë në Kosovë kanë shumë vështirësi kur përballen me tregun e punës.

Ajo, në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se e gjithë kjo vjen pasi që në universitet publike studentët nuk mësojnë praktikat rreth tregut dhe dinamikeve të punës që do të ballafaqohens pas diplomimit.

“Sipas hulumtimeve tona kemi parë që shumë studentë që diplomojnë në universitetet publike kur hyjnë në tregun e punës e kanë shumë problem të ballafaqohen me detyrat që ju ndahen menjëherë në treg të punës, për shkak se nuk ekzistojnë praktikat që ata të mësojnë se si është tregu i punës dhe dinamika me të cilën do të ballafaqohen pas diplomimit”.

“Për këtë edhe bizneset e kanë problem pasi duhet të investojnë rreth një vit me studentët e diplomuar pasi të njëjtit nuk e dinë se si është praktika saktësisht”.

Shefkiu, mes tjerash, tha se është shqetësuese që ra rënie në numrin e studentëve të rinj në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco