'Pas seancës shumë produktive', Fitore Pacolli feston me kolegë pas kërcënimit që ua bëri mediave

'Pas seancës shumë produktive', Fitore Pacolli feston me kolegë pas kërcënimit që ua bëri mediave

16:58, 14/07/2022

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, është parë duke pirë kafe me kolegë, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas kërcënimit publik që ua bëri mediave në seancën e Kuvendit.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në Facebook ku shihet nën shoqërinë e Ministres Albulena Haxhiu dhe kolegët Armend Muja dhe Adnan Rrustemi, me ç’rast tha se seanca e sotme ishte shumë produktive.

“Pas seancës së shkurtër por shumë produktive 👌…”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka pushtetin absolut sot në Kosovë, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Siç pretendon Pacolli në fjalën e saj në Kuvend, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe në ato online.

Teksa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave si dhe indetifikimin e pronësisë së mediave në Kosovë.

“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco