Basha i quajti gjykatësit e prokurorët të Millosheviqit, Haxhiu ia 'ngreh pak veshin'

Basha i quajti gjykatësit e prokurorët të Millosheviqit, Haxhiu ia 'ngreh pak veshin'

21:26, 06/07/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka quajtur komente të pavenda ato të deputetit të VV-së, Dimal Basha kur tha se ‘prokurorët dhe gjykatësit nuk dallojnë prej atyre të Millosheviqit’.

"Reagime të tilla janë të pavenda, të padrejta dhe nuk duhet të bëhen. Unë kam pasë komunikime edhe me Bashën pas kësaj, dhe i kam dhënë qëndrimet e mia sepse deklarata të tilla janë të papranueshme.  Mund të kritikojmë procesin e drejtësisë për mos veprim’’, tha ajo në Rubikon.

"Mendoj që ka qenë reagim i momentit, pa dashur ta arsyetoj si të tillë, megjithatë unë kam thënë qëndrimet e mia për ato reagime".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco