Momenti i tmerrshëm kur dy ushtarët e plagosur ukrainas mbrojnë njëri-tjetërin nga breshëria e plumbave rusë (VIDEO)

Momenti i tmerrshëm kur dy ushtarët e plagosur ukrainas mbrojnë njëri-tjetërin nga breshëria e plumbave rusë (VIDEO)

18:57, 05/07/2022

Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë ende të jenë të ashpra në lindje të vendit, teksa nga të dyja palët janë regjistruar humbje të mëdha.

Një video e publikuar së fundmi, tregon momentin e tmerrshëm kur dy ushtarë ukrainas përpiqen të mbrojnë njëri-tjetrin nga breshëria plumbave që vinë nga forca ruse.

Dy ushtarët kanë mbetur të bllokuar pasi janë rrethuar nga rusët, ndërsa njëri prej tyre është plagosur në këmbë. Shoku i tij përpiqet që ta mbrojë, ndërsa i plagosuri përpiqet që mbulojë plagën me mjetet e një çante shpëtimi që ka me vete.

Rusët vijojnë të qëllojnë, duke plagosur dhe shokun e tij. Në këtë moment, ushtari i parë tërhiqet zvarrë me trupin e tij në mënyrë që të mbulojë shokun nga plumbat por më kot. Të dy ushtarët përfunduan të vrarë nga ushtria e Vladimir Putin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco