Bostani del i mirë në Suharekë, kryetari e shijon i pari

Bostani del i mirë në Suharekë, kryetari e shijon i pari

21:09, 02/07/2022

Për një stinë i punoi për ta sjellur në këtë gjendje shalqirin. Por edhe pse tashmë janë pjekur, Fazli Beqiraj nga fshati Sopijë e Suharekës ende nuk ka provuar asnjë nga bostanët në arën e tij.

Privilegjin dëshironte të ia linte kryetarit të qytetit, Bali Muharremaj. Prandaj doli vet që të gjejë bostanin më të mirë. Por në zgjedhjen e shalqinit më të mirë ndihmoi edhe vet kryetari.

Të parin bostan, Muharremaj e ndau edhe me fshatarët tjerë.

Këto suksese të fermerëve e gëzojnë kryetarin duke thënë se janë lider sa i përket bizneseve në vend. Ai tha se si komuna po ndihmon maksimalisht buqit, por ndihmë duhet edhe nga institucionet qendrore.

Pronari tokës i kënaqur me rendimentin e bostanit tha se do të vazhdojë që çdo here të rritë prodhimtarin e tij

E kryetari i fshatit Sopijë, Avdyl Kabashi, thotë se ky fshat ka traditë në bujqësi, por edhe ky kërkon më shumë subvencione e ndihmë.

Në fund pronari i u kujdes të i dhuronte të gjithëve nga një bostan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco